ISHP: PLAKJA E POPULLSISË PO BËHET NJË TREND KYÇ GLOBAL

Plakja e popullsisë po bëhet një trend kyç global, duke riformësuar shoqëritë në mbarë botën dhe parashikimet e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se deri në vitin 2050, numri i njerëzve mbi 65 vjeç do të jetë dyfishi i numrit të fëmijëve nën pesë vjeç.

Kështu ka bërë të ditur Instituti për Shëndet Publik me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve, e cila është themeluar nga OKB-ja në vitin 1990.

Ajo ditë festohet me synimin për të theksuar rëndësinë e përshtatjes së shoqërisë me nevojat e të moshuarve.

ISHP tha se Dita Botërore e të Moshuarve është një mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve shëndetësore, problemeve të përjashtimit social, varfërisë, abuzimit të të moshuarve dhe promovon plakjen gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze.

Thuhet se në përputhje me këtë, kremtimi i sivjetmë i Ditës Botërore të të Moshuarve është fokusuar në temën: “Plakja me dinjitet: rëndësia e forcimit të sistemeve të kujdesit dhe mbështetjes për të moshuarit në mbarë botën”.

SHARE