Inflacioni në eurozonë u rrit në 3.3 për qind gjatë muajit gusht, i nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë, ndërsa të dhënat kanë përforcuar pritshmëritë për një tjetër rritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane.
Sipas Eurostatit, inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën euro u rrit nga 2.9 për qind në korrik në 3.3 për qind në gusht, duke u rikthyer mbi nivelin prej 3 për qind.
Rritja u shkaktua pothuajse tërësisht nga shtrenjtimi i energjisë.
Lufta e zgjatur në Iran ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit natyror, ndërsa edhe kompanitë e përpunimit të naftës kanë rritur marzhet e fitimit.
Megjithatë, presionet bazë mbi çmimet mbeten të moderuara. Inflacioni bazë, i cili nuk përfshin çmimet e ushqimeve dhe energjisë, ra në 2.4 për qind, nga 2.5 për qind që ishte në korrik.
Ndërkohë, edhe rritja e çmimeve të shërbimeve u ngadalësua në 3 për qind. T
regjet presin që më 10 shtator Banka Qendrore Evropiane ta rrisë normën e depozitave në 2.5 për qind.
Kjo do të ishte rritja e dytë e normave të interesit gjatë këtij viti, pas ndërhyrjes së muajit qershor.








