SOT KA FILLUAR VITI I RI SHKOLLOR

Sot ka filluar një vit i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Për shkak të epidemisë të koronavirusit, edhe ky vit do të jetë specifik. Orët mësimore do të zgjasin gjysmë ore, nxënësit do të duhet të qëndrojnë në shkollë me maska. Të gjithë shpresojnë se nuk do të ketë nevojë për mësim online, pavarësisht rritjes aktuale të personave të sapo infektuar. Sipas kalendarit shkollor për 2021/2022., viti shkollor fillon sot dhe përfundon më 10 qershor 2022. Viti shkollor për nxënësit e klasave përfundimtare përfundon më 19 maj 2022. Pushimi dimëror fillon më 1 janar dhe përfundon më 23 janar 2022. Pushimet verore fillojnë më 11 qershor dhe përfundojnë të mërkurën, 31 gusht 2022.

SHARE