GJELOSHAJ: FILLUAN PUNIMET NË AKSIN RRUGOR DUSHIQ-LEKAJ-VRANE

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” bëri me dije që kanë filluar punimet për rishtrimin e aksit rrugorë Dushiq-Lekaj-Vrane, me gjatësi 2.24km dhe vlerë 153.639,51€. Ai në postimin e tij shkruan: “Edhe pse ndodhem në një vizitë të rëndësishme dhe shumë intensive në SHBA, aktivitetet në komunë vazhdojnë sipas planit. Andaj dëshiroj të ndaj me ju informacionin që kanë filluar punimet për rishtrimin e aksit rrugorë Dushiq-Lekaj-Vrane, me gjatësi 2.24km dhe vlerë 153.639,51€.  Banorët e këtyre zonave shumë shpejt do të kenë standarde më të mira në infrastrukturën rrugore. Këto angazhime më së miri e dëshmojnë se po vazhdojmë parimisht pa ndalur për të ndryshuar Malësinë në çdo zonë dhe në çdo aspekt!”

SHARE