GJEKA-ZHERKA HOXHA: VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR DUHET TË QËNDROJNË TË BASHKUAR NË RUAJTJEN E PAQES DHE STABILITETIT

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë të bashkuara në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit me vizionin e një të ardhmeje evropiane, është theksuar në takimin e ministrit të të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka me ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha. Zherka Hoxha theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe besimin se ato do të vazhdojnë të zhvillohen intensivisht. Ajo vlerësoi se është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, dhe se është veçanërisht e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi institucional ndërmjet shteteve. “Po ashtu u përcoll gatishmëria për zhvillimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore që duhet të përmirësojnë komunikimin, transportin dhe tregtinë mes dy vendeve dhe të ndikojnë në zhvillimin më të fuqishëm ekonomik të tyre, si dhe interesin e investitorëve kosovarë për të investuar në Mal të Zi, në turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim. Gjekapërsëriti perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Malit të Zi dhe shtoi se Mali i Zi ka një dialog të hapur me të gjithë, dëshiron të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit në kapacitetin e tij dhe të ruajë stabilitetin afatgjatë. “Politika gjithëpërfshirëse e kësaj qeverie është konfirmuar dhe Mali i Zi vazhdon të ecë në rrugën e tij evropiane”, tha Gjeka, duke shtuar se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për intensifikimin e kësaj rruge”, tha ministri. Gjeka ritheksoi kërkesën dhe nevojën që minoriteti malazez në Kosovë të njihet si kategori kushtetuese, sepse meriton një epilog pas kaq shumë kohësh. “Lidhur me këtë, Zherka Hoxha deklaroi se malazezët në Kosovë me ligj njihen si pakicë kombëtare, por ndryshimi i Kushtetutës është një proces kompleks dhe afatgjatë”, tha ajo.Bashkëbiseduesit u pajtuan se popujt pakicë dhe bashkësitë e tjera kombëtare pakicë janë një thesar që duhet ta ruajë çdo shtet, të drejtat e të cilëve duhet të përmirësohen më tej dhe të ushqehen veçoritë e tyre.

SHARE