E DIELA DITË PUNE GJATË SEZONIT ËSHTË NJË NGA OPSIONET

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit është mbajtur takimi i partnerëve socialë, në të cilin nuk është arritur marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së të dielës jopune, por një nga opsionet është që gjatë ditës së diel të punohet, gjatë sezonit. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, thotë se qeveria do të mbështesë atë që do të jetë marrëveshja mes sindikatave dhe punëdhënësve. Pas takimit, ministri për TVMZ thase shpreson që dallimet të tejkalohen. “Sot nuk kemi rënë dakord për asgjë në parim, ka ide dhe propozime të ndryshme”, tha Gjuroviq. Ai tha se një nga idetë është që e diela ditë pune të bëhet sezonale, vetëm gjatë verës dhe dimrit, në mënyrë që të plotësohen kërkesat e turizmit.

SHARE