GJELOSHAJ URON 1 QERSHORIN – DITËN E FËMIJËVE

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka uruar 1 qershorin – ditën e fëmijëve. Ai shprehet se fëmijët janë krijesat që i japin vlerë dhe kuptim çdo gjëje në jetë, duke shtuar se ata shpërndajnë gëzim dhe shpresë për të ardhmen. Këto janë dy elementet kryesore për të cilët ka nevojë bota sot. “Ndaj, në ditën ndërkombëtare tuajën, ne u premtojmë se do të luftojmë çdo ditë për të drejtat tuaja dhe do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që t’u ofrojmë një të ardhme të sigurtë në vend, përgjatë rritjes e formimit tuaj. Gëzuar 1 Qershorin!,” thekson Gjeloshaj.

SHARE