PARA 15 VITE NDËRROI JETË TOMË BOJAJ, THEMELUESI DHE PRONARI I TV BOIN

Foto: TV Boin

Sot u plotësuan 15 vite që kur Tomë Bojaj, themeluesi dhe pronari i TV Boin, nuk jeton më.

Më 1 maj, plot 15 vite më parë, ndaloi zemra e një vizionari, i cili që në moshë të re i kushtoi jetën çështjes kombëtare dhe angazhimit për komunitetin.

Tomë Bojaj ishte një aktivist i përkushtuar, i cili veproi fillimisht përmes sportit dhe rinisë, për të vazhduar më pas misionin e tij të rëndësishëm në fushën e medias.

Me dashuri për kamerën dhe me ndjeshmëri të thellë për nevojën e informimit në gjuhën shqipe, ai ndërmori hapin historik duke themeluar TV Boin – televizionin e parë dhe të vetëm në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe për familjen, për Televizionin Boin dhe për të gjithë Malësinë, por vizioni dhe ideali i Tomës nuk u shuan.

Mediumi vazhdoi punën me përkushtim, duke ndjekur rrugën që kishte planifikuar ideologu i saj, i ndjeri Tomë Bojaj – rrugën e së vërtetës, të identitetit dhe të shërbimit ndaj komunitetit shqiptar.

SHARE