MERLUC ME SALCË DOMATE

PËRBERESIT:

600 gramë fileta peshku merluc

400 gramë domate të konservuara

2 decilitra lëng domatesh

1 kokë qepë

2 thelpinj hudhre

100 g ullinj të zinj

1 lugë gjelle majdanoz i grirë

1 decilitër verë e bardhë

1 lugë gjelle piper i kuq i bluar

3 dcl vaj

200 gramë miell

1 limon, borzilok, piper i zi

erëza të përziera

PËRGATITJA:

1. Filetot e merlucit pritini në copa të mëdha, hidhini erëza, kripë e piper i zi sipas shijes dhe spërkateni me lëng limoni. Pastaj rrotulloheni nëpër përzierjen e miellit me piper të kuq të bluar, lëshojeni në vaj të nxehtë dhe fërgoheni derisa të skuqen.

2. Priteni qepën në kuba, shtypni hudhrën, ndërsa domatet e konservuara bluajini në mikser.

3. Në pak vaj kaurdisni qepët, e pastaj shtojini domatet e konservuara, hudhrën, borzilokun dhe erëza sipas shijes. Derdhni verën e bardhë dhe lëngun e domateve, shtojini ullinjtë dhe ziejini pak.

4. Filetat e fërguara të merlucit renditini në tavën rezistuese ndaj zjarrit të lyer me vaj, derdhini salcat e përgatitura dhe ushqimi piqet 20 minuta në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.

SHARE