Në Mal të Zi vitin e kaluar u arritën 2.18 milionë ardhje dhe 12.43 milionë fjetje turistësh, sipas të dhënave paraprake të Monstat.
“Nga numri total i fjetjeve, 95,5 për qind janë bërë nga turistë të huaj, dhe 4,5 për qind nga turistët vendas”, thuhet në njoftim.
Në strukturën e fjetjeve të turistëve të huaj, vitin e kaluar më së shumti kanë pasur turistët nga Serbia 25,5 për qind, Rusia 16,4 për qind, Bosnja dhe Hercegovina 9,9 për qind, Gjermania 5,9 për qind, Ukraina 4,9 për qind, Kosova 4 për qind dhe Britania e Madhe 3,3 për qind. Turistët nga vendet e tjera përbënin 30.1 për qind të fjetjeve.