NË ULQIN, LQ URA, ALTERNATIVA SHQIPTARE, PARTIA DEMOKRATIKE DHE PSD BËNË KOALICION

Një koalicion i partive nacionale dhe qytetare do të garojë në zgjedhjet në Ulqin. Koalicioni do të përbëhet nga Alternativa Shqiptare, Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare URA dhe PSD. Bartësi i listës, do të jetë nga levizja qytetare URA. Me shumë gjasa do të jetë Omer Bajraktari. Zgjedhjet në Ulqin janë caktuar për 27 mars. Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi do të garojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale në Ulqin. Mbrëmë vonë, Forca ka pasur një seancë të Bordit Kryesor në të cilën është vendosur që partia do të garoje vetem. PDS, është ende në pritje të negociatave përfundimtare me SD dhe PB. Afati për dorëzimin e listës perfundon sonte në mesnatë.

SHARE