KLUBI “BESA” KTHEHET ME 6 MEDALE NGA ZRENJANINI

Klubi “Besa” gjatë javës së kaluar, muar pjesë në dy aktivitete në Vojvodinë. Më datën 25 dhe 26 u bë diagnostifikimi për 8  sportista të dalluar në Qendrën e krahinës për sport dhe medicinë në Novi Sad. Këtë qendër e udheqë Dr.prof. Eminent me traditë 60 vjeçare. Gjatë dy ditëve sportistat e klubit “Besa” u parashtruan testeve të psihodiagnostikës, motorikës, qendrueshmërisë dhe flexsibilitetit. Mbas këtij aktiviteti klubi “Besa” muar pjesë në Zrenjanin Open me 8 sportista nga të cilët 6 u dekoruan me medale. Nga ata katër u dekoruan me medale të arta, dhe dy me  medale bronx-i.

SHARE