QEVERIA: NORMA E TVSH-së MBETET E NJËJTË, NUK KA NDRYSHIME

Norma e TVSH-së mbetet e njëjtë, nuk ka ndryshime, njoftuan nga Qeveria e Malit të Zi.

Duke pasur parasysh se në media të caktuara janë shfaqur informacione të pasakta në lidhje me normën e TVSH-së, dhe sa i përket interpretimit të përgjigjes së kryeministrit Milojko Spajiq në një pyetje lidhur me Ligjin për TVSH-në, nga Qeveria sqarojnë se i pyetur nga gazetari nëse ka plane për ndryshimin e ligjit të TVSH-së, Spajiq tha se duke mos ditur nëse ka ndonjë ndryshim të vogël që nuk do të ketë ndikim tek qytetarët dhe që janë detyrim sipas legjislacionit të BE-së, nuk do të ketë ndryshime të mëdha (në aktin e TVSH-së), por se gjithçka do të jetë e qartë në strategjinë fiskale.

“Pra, pyetja dhe përgjigja nuk i referoheshin normës së TVSH-së, por ligjit të TVSH-së (i cili ka shtrirje më të gjerë se vetë norma). Nëse pyetja do të ishte për normën e TVSH-së (e cila është e rëndësishme për qytetarët), përgjigja do të ishte se norma e TVSH-së do të mbetet e pandryshuar. Për të qenë plotësisht i qartë – qeveria e 44-të nuk planifikon të ndryshojë normën standarde të TVSH-së dhe të gjitha ndryshimet e mundshme (të vogla) të Ligjit për TVSH-në, për të cilat foli kryeministri, janë pjesë e harmonizimit formal në kuadër të integrimit të Malit të Zi në BE”, tha ai.

SHARE