PEJOVIQ: NËSE KA PRESION PËR TË SHPALLUR REZULTATET E REGJISTRIMIT PARA AFATIT, UNË DO TË JAP DORËHEQJE

Drejtori i Drejtorisë së Statistikave, Mirosllav Pejoviq, ka deklaruar se është e pasaktë që Monstat ka regjistruar 40.000 persona në dy ditët e fundit.

Në Komisionin Parlamentar për Monitorimin e Zbatimit të Marrëveshjes për Kushtet për mbajtjen e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, ai ka theksuar se do të paraqesë raporte të detajuara për të gjitha pyetjet e ngritura nga Qendra për Tranzicion Demokratik (QTD).

Pejoviq tha gjithashtu se Monstat nuk është i detyruar të shpallë publikisht dinamikën e regjistrimit.

“Ne ishim maksimalisht transparentë. Unë me të vërtetë apeloj që të përdorim sensin e përbashkët dhe logjikën. Zgjedhjet dhe regjistrimi janë të barabarta vazhdimisht në këto komisione. Politika vazhdimisht ndërhyn në këtë proces të thjesht statistikor. Unë dua të komunikoj vetëm për statistikat,” tha Pejoviq.

Sipas tij, nuk është kompetencë e Monstatit që të zhvillojë negociata mes qeverisë dhe opozitës.

“Ne gjithmonë kemi paraqitur argumente dhe nuk kemi krijuar pengesa. Nëse gjeni një deklaratë të vetme që Monstat kundërshtoi që opozitës t’i jepej gjithçka që ishte në vitin 2011, unë paraqes dorëheqjen time të menjëhershme. I thashë zonjës Kovaçeviq dhe do ta përsëris: nëse drejtorit të Monstatit i nënshtrohet presion që të publikojë rezultatet e regjistrimit para afatit ligjor, unë nuk do të jem më drejtor i Monstatit, mendoj se është një qasje jashtëzakonisht e përgjegjshme”, tha Pejoviq.

SHARE