MËSIMDHËNËSIT JAVËN E ARDHSHME DO TA DORËZOJNË NË QEVERI VENDIMIN PËR GREVË

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, ka përkrahur protestën e Sindikatës së Gjyqësorit dhe ka thënë se mësimdhënësit janë “përgatitur tërësisht për grevë”.

Siç tha ai, javën e ardhshme vendimin për grevë do ta dorëzojë në Qeveri.

“Qeveria po u dërgon një mesazh qytetarëve se në çfarë negociatash do të hyjmë, ne do të mashtrojmë njëri-tjetrin. Më duhet të thom: Mos mashtroni, mashtrimi nuk është opsion”, tha Bozhoviq.

Ai ka theksuar se dialogu me autoritetet ka qenë i pasuksesshëm.

Ai tha gjithashtu se greva nuk rrezikon nxënësit. Kryeministri Millojko Spajiq tha dje se për momentin nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit.

Siç tha ai, Qeveria është e vetëdijshme për problemet në arsim dhe u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i besojnë Qeverisë dhe se nuk ka nevojë për kërcënime dhe shantazhe, sepse pagat do të rriten brenda afatit për zbatimin e programit Evropa Tani 2.

“Njerëzit e arsimit duhet t’i besojnë qeverisë së re, ne kemi dhënë rezultate në këto dy-tre muaj dhe na presin surpriza pozitive. Të gjithë e dinë se afati për Evropën Tani 2 është tani, kështu që nuk ka nevojë për kërcënime dhe shantazhe”, tha Spajiq.

SHARE