VAZHDOJNË NEGOCIATAT PËR KANDIDATËT PËR GJYQTARË KUSHTETUES

Anëtarët e Komisionit Kushtetues dhe krerët e klubeve parlamentare u takuan në Villa Goricë për të diskutuar për kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i takimit është të arrihet një marrëveshje për kandidatët që do të marrin mbështetjen e nevojshme në Parlament. Kjo është përpjekja e gjashtë për të zgjedhur gjyqtarë, pasi të mëparshmet dështuan. Partnerët perëndimorë kanë dërguar vazhdimisht mesazhe eksplicite për rëndësinë e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për funksionalizimin e këtij institucioni, duke pasur parasysh se Mali i Zi ndodhet në një krizë të madhe institucionale dhe se procese të shumta janë në pritje, pikërisht për shkak të bllokadës së Gjykatës Kushtetuese.  Komisioni Kushtetues dëgjoi 26 kandidatë të cilët aplikuan në thirrjen publike për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ata do të propozojnë katër kandidatë dhe Parlamenti i Malit të Zi do të marrë vendimin përfundimtar me dy të tretat ose tre të pestat e votave të deputetëve.

SHARE