RUSI-KINË BASHKË KUNDËR NATO / STOLTENBERG – RREZIK NDAJ EUROPËS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ngriti alarmin të mërkurën se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Kinës përbëjnë një kërcënim jo vetëm për Azinë, por edhe për Europën. Kreu i NATO thotë se Kina po investon gjithnjë e më shumë në armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë pa ofruar transparencë ose pa u angazhuar në dialog kuptimplotë mbi kontrollin e armëve. “Fakti që Rusia dhe Kina po afrohen dhe investimet e rëndësishme të Kinës dhe aftësitë e reja të avancuara ushtarake vetëm nënvizojnë se Kina përbën një kërcënim, përbën një sfidë edhe për aleatët e NATO-s. Siguria nuk është rajonale, por globale,” tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Në një fjalim në Universitetin Keio në Tokio, shefi i NATO-s nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi më të fortë për NATO-n në rajonin Indo-Paqësor, duke shtuar se lufta në Ukrainë ka treguar “se si siguria është e ndërlidhur”. Ai këmbënguli se NATO nuk e konsideron Pekinin si një kundërshtar ose nuk kërkon konfrontim dhe se aleanca do të vazhdojë të angazhohet me Kinën në fusha me interes të përbashkët, si ndryshimi i klimës. Nga ana tjetër, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Mao Ning, kritikoi NATO-n për etiketimin e Kinës si një kërcënim dhe për zgjerimin e stërvitjeve të saj ushtarake në Azi. Dua të theksoj se Azia-Paqësori nuk është një fushë beteje për garën gjeopolitike dhe nuk e mirëpret mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe konfrontimin bllok,” tha Mao.

SHARE