Fillimisht duhet ta keni parasysh se gatimi është aktivitet i shkëlqyeshëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët.
Gatimi mund të ndikojë që t’iu ndihmojë fëmijëve ta zhvillojnë imagjinatën dhe koordinimin, ndërkaq gatimi bashkë me prindërit është edhe mundësi e mirë për të shpenzuar kohë kualitative.
Më poshtë e keni një recetë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatitni bashkë me fëmijën tuaj, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 3 banane
– 4 lugë çaji krem
– 250 g çokollatë e shkrirë
Përgatitja:
– Qëroni bananet dhe shtypni derisa të marrin formën e puresë.
– Kombinojeni çokollatën dhe kremin.
– Shtojeni përzierjen e çokollatës me krem në purenë e bananes.
– Përzierjen e fituar futeni në frigorifer për 1 orë. Deserti është gati.
Shijojeni! /Telegrafi/