BEQIRAJ PAS 12 VITEVE PËRSËRI KTHEHET NË MAL TË ZI

Fatos Beqiraj është lojtari i ri i KF Deçiq. KF Deçiq është në stërrvitje në Antalia, ndërsa Beqiraj sot i’u bashkua bashkëlojtarëve të rinj. Beqiraj, i cili do të mbajë fanellën me numrin 21 në Deçiq, dhe është pritur në Antalia nga drejtori sportiv Mark Camaj. “Jemi të kënaqur me punën e bërë, jemi shumë të kënaqur që ia dolëm të sjellim një njeri të tillë, për aftësitë e të cilit në lojë nuk ka nevojë të flitet shumë. Statistikat janë të mjaftueshme – ai është rekordmeni në numrin e ndeshjeve të luajtura për kombëtaren tonë. Sigurisht që do të na ndihmojë shumë për të arritur objektivat tona”, tha drejtori sportiv i Deçiqit, Mark Camaj. Në karrierën e tij Beqiraj ka luajtur edhe për Changujin e Kinës, për Dinamo Minsk, Dinamo Moskva, Mechelen, Maccabi Netanya, Wisla Krakow, Bnei Yehuda si dhe Astana e Kazakistanit, që ishte klubi i tij i fundit para se të vinte në Deçiq. Me fanellën e Buduqnostit ai fitojë titullën në vitin 2008 dhe sezonin pasues ishte golashënuesi më i mirë i ligës duke shënuar 18 gola. Ai ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë në kampionatin kroat – në sezonin 2011/2012, ku shënoi 15 gola. Ai fitoi titullin në Kroaci tre herë (2011, 2012 dhe 2013), dy herë Kupën (2011 dhe 2012) dhe një herë Superkupën e Kroacisë në vitin 2013. Në vitin 2017 fitoi vendin e parë në Ligën e Dytë Ruse me Dinamon e Moskës dhe fitoi rikthimin në elitë. Për perfaqësuesn e Malit të Zi ka luajtur 85 ndeshje duke shënuar 16 gola.

SHARE