Përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit nga të gjithë punonjësit e shëndetësisë për shkëmbimin e informacionit të vlefshëm është i një rëndësie të madhe për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve, u njoftua gjatë një takimi të përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve të sistemit shëndetësor dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Bashkimi Evropian (BE) pret që të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi të përfitojnë nga momenti aktual i politikës së zgjerimit, të përfundojnë reformat kyçe të sundimit të ligjit dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë një hap të madh përpara drejt Bashkimit. Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi Oana Kristina...
Në shkurt, Mali i Zi do të aplikojë për tre projekte për “Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF)”, për të cilin pritet mbështetja e Komisionit Evropian (KE), njoftoi gjatë një takimi ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare, Fillip Radulloviq me Komisionarin për Zgjerimin, Oliver Varheli. Radulloviq njoftoi se departamenti që ai drejton...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se hapja e korridoreve të reja me Shqipërinë për fluturimet komerciale, sjell përfitime mjedisore, por edhe ul koston për udhëtarët. Gjatë ceremonisë zyrtare për hapjen e korridoreve ajrore me Shqipërinë, Kurti tha se ky hap e sjell Kosovën më afër normalizimit të hapësirës së poshtme të saj ajrore.
Dhoma e Ulët e Parlamentit italian ka miratuar marrëveshjen e Qeverisë me Shqipërinë, që ka të bëjë me strehimin e migrantëve, gjatë periudhës që ata aplikojnë për azil. Kjo marrëveshje është një prej marrëveshjeve kryesore të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të ndarë barrën e migrantëve me pjesën tjetër të Evopës.
Fondet e Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të Ballkanit Perëndimor, mund të shfrytëzohen vetëm nëse respektohen kushtet dhe në rast të përdorimit të jashtëligjshëm të tyre, vendet do të detyrohen t’i kthejnë ato. Kështu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i BE-së në Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi, Gert Jan Koopman, gjatë një diskutimi të...
Forcat izraelite kanë zhvilluar beteja me luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – afër spitalit kryesor në qytetin e dytë më të madh në Gazë. Mjekët thanë se qindra pacientë dhe mijëra të zhvendosur janë bllokuar si pasojë e luftimeve më 24 janar.
Deputetët turq kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e bërë edhe më të afërt hyrjen e këtij vendi në aleancë. Suedia, bashkë me Finlandën, u kanë dhënë fund disa dekadave neutralitet më 2022, dhe kanë vendosur t’i bashkohen NATO-s, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, prezantoi raportin e Shërbimit të veprimit të jashtëm (EEAS) lidhur me fushatat e ndërhyrjes së huaj dhe dezinformimit, me qëllim të ndikimit në proceset zgjedhore. Borrell tha më 23 janar se ky raport vjen në një kohë të ndjeshme dhe...
Evropa ka regjistruar 30.000 raste me fruth vitin e kaluar, apo 30 herë më shumë raste se vitin 2022, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për një fushatë “urgjente” të vaksinimit. “Ne kemi në rajon jo vetëm rritje 30-fish më të lartë të rasteve me fruth, por pothuajse 21.000 hospitalizime dhe...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME