Dhjetëra udhëheqës të vendeve evropiane përfshirë ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor u zotuan të enjten për bashkëpunim të shtuar në përgjigje të, siç thanë regjimeve autoritare si ai në Rusi që vënë në rrezik rendin ndërkombëtar. Zotimet u bënë në hapje të takimit të pestë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po zhvillon...
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaroi se gati 70 për qind e viktimave që ajo vetë i ka verifikuar në luftën e Gazës, janë gra dhe fëmijë. Gjetjet e OKB-së mbulojnë shtatë muajt e parë të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në territorin e pashpresë, e cila nisi para...
Trupat e Koresë së Veriut të dislokuara në rajonin e Kurskut, në Rusi, kanë luftuar me forcat e Kievit në fushën e betejës, tha të enjten presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se përleshjet rezultuan me viktima. Zelensky tha se 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në rajon, ku inkursioni ushtarak tre-mujor...
Policia e Amsterdamit arrestoi 62 persona si pasojë e përleshjeve që shpërthyen në kryeqytetin holandez gjatë natës pas një ndeshje futbolli në Europa League. “Në disa vende të qytetit, mbështetësit u sulmuan, u keqtrajtuan dhe u qëlluan me fishekzjarre. Policia e trazirave duhej të ndërhynte disa herë, të mbronte mbështetësit izraelitë dhe t’i shoqëronte...
Me rastin e vdekjes së Drita Tafës nga Ulqini, në atë qytet është mbajtur protesta e quajtur “Duam të vërtetën për Dritën”. Protesta nisi me një minutë heshtje për vdekjen e të ndjerës Drita Tafës, pas lindjes në spitalin e Tivarit. Qytetarët e mbledhur kërkuan që të merren masa...
Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, po merr pjesë në samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Budapest, nikoqir i të cilit është kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi Kabineti i Presidentit të Malit të Zi. Në samit, Millatoviq theksoi se anëtarësimi...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Aplikimi i zgjidhjeve ligjore të avancuara dhe kërkuese në sigurinë kibernetike do të jetë një sfidë, por edhe një mundësi për Ministrinë e Administratës Publike dhe Qeverinë që të dëshmojnë se Mali i Zi e meriton të jetë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian...
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Rritja e pagave minimale dhe pensioneve nuk do të financohet nga borxhi dhe shteti do t'i financojë të gjitha obligimet aktuale nga të hyrat rrjedhëse, tha ministri i Financave Novica Vukoviq. “Rritja e pagave minimale dhe pensioneve minimale nuk do...
Delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga Jevrosima Pejoviq, Momçillo Lekoviq dhe Jevto Erakoviq, ishte pjesë e misionit vëzhgues ndërkombëtar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 5 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç thuhet në njoftim, zgjedhjet në SHBA treguan një shkallë të lartë...
Vlerësohet se në Mal të Zi ka 270 deri në 300 fëmijë me diabet të tipit 1, të cilët janë më të rinj se 18 vjeç. Mesatarisht, në vit regjistrohen nga 20 deri në 30 raste të reja, tha në emisionin “Link” të Radio Malit të Zi dr. Jellena Jovoviq, pediatre dhe endokrinologe...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME