Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, i ka dërguar shkresë kryeministrit të Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe ministrit të Shëndetësisë, Vojisllav Shimun, në të cilën kërkon mjete buxhetore për vitin e ardhshëm për ndërtimin e sallës së operacionit në Maternitetin e Ulqinit si dhe mjetet për hartimin e dokumentacioneve projektuese për spitalin e ri në...
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Seanca konstituive e mbledhjes së re të Kuvendit të Kryeqytetit do të mbahet më 28 nëntor, konfirmuan për TV e qytetit në parlamentin lokal. Siç mëson transmetuesi vendor nga Podgorica, në seancë është planifikuar të verifikohen mandatet e këshilltarëve të...
Fatura mesatare e tetorit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi është 27,90 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi. Në tetor 2024, amvisëritë kanë konsumuar 100,196,872 kWh (kilovat orë) energji elektrike, që është 5,85 për qind më pak krahasuar me konsumin e muajit tetor dhe krahasuar me tetorin...
Kontrollin e punëdhënësve në të gjitha komunat për respektimin e përllogaritjes së pagave sipas programit „Evropa Tani 2“ po e bëjnë 22 inspektorë, njoftoi Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social. “Deri më tani kontrollet janë kryer sipas detyrës zyrtare në territorin e të gjitha komunave. Inspektorët kontrollojnë nëse punonjësve u paguhet paga...
Në Qendrën Shëndetësore të Kryeqytetit, gjatë festës – Ditës së Njegoshit, më 13 dhe 14 nëntor 2024, qytetarëve do t’u ofrohet kujdes shëndetësor në objektet: “Bllok V”, “Tuz” dhe “Zetë”, është bërë e ditur nga ai institucion shëndetësor. “Puna e mjekëve të përzgjedhur për të rritur dhe fëmijë me rastin e Ditës së...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dëshiron që fillimisht të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e arritur me Serbinë vitin e kaluar, e më pas të trajtohet ajo e Uashingtonit. I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit – e arritur më 2020 në Shtëpinë e Bardhë – nëse administrata...
Me afrimin  e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, Presidenti Bajram Begaj, i bën thirrje shoqërisë civile të angazhohet tërësisht në mbikëqyrjen  e zgjedhjeve, me qëllim arritjen e plotë të standardeve që kërkon ligji. Në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Budapest të Hungarisë shefin e NATO-s, Mark Rutte, transmeton Anadolu. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidentja kosovare tha se me Rutten diskutuan për çështjen e sigurisë në Kosovë. “Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e...
Gjykatësit në Romë kanë refuzuar që të miratojnë ndalimin e një grupi emigrantësh në qendrat në Shqipëri, që operohen nga Italia, duke e dërguar këtë çështje te Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Ky veprim paraqet një goditje të re për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar emigrantët në dy qendra të pritjes,...
OKB-ja u bëri thirrje liderëve globalë që t'i japin përparësi veprimeve urgjente klimatike dhe reformës financiare, duke theksuar koston ekonomike dhe njerëzore të mosveprimit, transmeton Anadolu. "Një synim ambicioz i financimit të klimës nuk është bamirësi, është interes i çdo kombi", tha Simon Stiell, sekretari ekzekutiv i Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME