Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Delegacioni i Malit të Zi, i kryesuar nga kryeministri Millojko Spajiq, i cili përfshin ekipe nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Malit të Zi të kryesuar nga ministri i Financave Novica Vukoviq dhe guvernatorja Irena Radoviq, do të jetë në Uashington nga...
Foto: KCCG
Në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ) dhe në përputhje me përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend, nga e mërkura, më 23 prill, lejohen vizitat e pacientëve që i nënshtrohen trajtimit spitalor nga ora 14:00 deri në 16:00.
Siç thuhet në njoftim, vizitat në të gjitha repartet...
Foto: Kodex.me
Drejtoria e Policisë u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me kthimin vullnetar të armëve.
Ata thanë se në kuadër të fushatës “Respekto jetën, ktheji armët”, nga data 2 janar deri më 22 prill, në polici janë dorëzuar vullnetarisht 3.569 armë, 119.391 copë municione, 395 granata dore, si...
Foto: Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive, që do të jetë më 23 prill, ora 10:00.
Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta u votua vetëm nga 57 deputetë.
Foto: AA
Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), Jens Laerke tha se po përjetohet "situata më e keqe humanitare" e parë gjatë luftës në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar ndihmën humanitare për më shumë se 50 ditë, raporton Anadolu.
Në konferencën javore për media...
Foto: AA
Qeveria e Italisë ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së Papa Françeskut.
Zia do të zgjasë deri të shtunën, kur varrimi i papës së ndjerë do të bëhet jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit.
Imazhet e Papës në një arkivol të hapur janë publikuar nga Vatikani,...
Foto: AA
Aksionet amerikane dhe dollari ranë sërish pasi presidenti, Donald Trump intensifikoi sulmet e tij ndaj shefit të bankës qendrore amerikane duke e quajtur atë “një humbës të madh” për mos uljen e normave të interesit.
Në një postim në mediat sociale, Trump i bëri thirrje kryetarit të Rezervës...
Foto: FaxWeb
Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë një avion pasagjerësh të Delta Air Lines që merr flakë ndërsa është i ndalur në pistë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos, cka edhe nxiti evakuimin emergjent të afro 300 pasagjerëve, 10 anëtarëve të ekuipazhit dhe dy pilotëve në bordin e tij.
Lajme
ULQIN / MË 23-25 PRILL DO TË ORGANIZOHET EDICIONI I PARË I MANIFESTIMIT LETRAR “JAVA E LETËRSISË SHQIPE”
Foto: Art Club
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me PEN Qendrën e Shqipërisë dhe PEN Qendrën e Kosovës do të organizojnë në Ulqin më 23-25 prill 2025 edicionin e parë të manifestimit letrar “Java e Letërsisë Shqipe”.
Programi letrar i larmishëm përfshin mbrëmje letrare, takime letrare, punëtori...
Papa Françesku. Foto nga Ashwin Vaswani/Unsplash
Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka vdekur më 21 prill në moshën 88-vjeçare.
“Të dashur vëllezër e motra, ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Papa Françesku ka vdekur”, tha kardinali Kevin Farrell përmes një njoftimi...










