Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova i dorëzon sot mandatin e krijimit të qeverisë kryetarit të partisë saj VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e Qeverisë i jepet partisë, e cila në zgjedhje ka fituar numrin më të madh të deputetëve dhe që arrin të sigurojë mbi 60 vota për...
Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë shprehën të enjten keqardhjen për vendimin e qeverisë së Kosovës për shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri.
Partia katalonase Junts, e drejtuar nga Carles Puigdemont, i është drejtuar Parlamentit të Spanjës me një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian – bashkë me Qipron, Greqinë Sllovakinë dhe Rumaninë – që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit...
Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë procesit zgjedhor 4-ditor në të gjithë Europën. Zgjedhjet pritet të forcojnë pozitat e të djathtës ekstreme ndërsa parlamenti i ri do të përballet me më shumë sfida np aspektin politik, industrial dhe të sigurisë. Rreth 400 milionë votues do të...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gjashtëmbëdhjetë liderë të tjerë botërorë kërkuan të enjten nga Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – që të pranojë një marrëveshje armëpushimi dhe nga Izraeli që të pranojë kompromise. "Nuk ka kohë për të humbur. Ne i bëjmë...
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar për një shpërthim të kolerës në Rripin e Gazës mes mungesës së madhe të ujit për shkak të bombardimeve izraelite. "Me qasje minimale në ujë të pastër në Rripin e Gazës dhe vapë të ashpër të verës që vazhdon, ekziston rreziku i shpërthimit të sëmundjeve...
Foto: Komuna e Tuzit Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në Mal të Zi, Angjella Jakshiq Stojanoviq, vizitoi sot komunën e Tuzit. Ministrja, e shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për Pakica pranë Ministrisë së Arsimit, Albana Dedvukaj, u prit nga kryetari i komunës Lindon Gjelaj dhe kryetari i kuvendit,...
Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi filluan diskutimin mbi ligjet e nevojshme për të marrë Raportin mbi Vlerësimin e Plotësimit të Kritereve të Përkohshme për Kapitujt 23 dhe 24 (IBAR). Sipas marrëveshjes së Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit, votimi është planifikuar për nesër dhe të premten. Mbështetje për...
Ka ardhur dita të shohim se sa nga ata që janë të fortë në fjalë janë të fortë edhe në vepra, tha zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike Nik Gjeloshaj. Ai theksoi se vetëm në gjysmë viti, Qeveria e 44-të i dha Parlamentit "një shans historik për të sjellë përparimin e shumëdëshiruar në integrimin evropian...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq e njoftoi kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, për udhëzimet e detyrueshme për ministrat, në të cilën thekson se ata duhet të njoftojnë Qeverinë për çdo ndryshim të ligjeve në lidhje me marrjen e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME