Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë procesit zgjedhor 4-ditor në të gjithë Europën. Zgjedhjet pritet të forcojnë pozitat e të djathtës ekstreme ndërsa parlamenti i ri do të përballet me më shumë sfida np aspektin politik, industrial dhe të sigurisë.
Rreth 400 milionë votues do të zgjedhin 720 ligjvënësit e rinj të Parlamentit Europian.
Rezultati i tyre do të ketë një ndikim të ndjeshëm në një sërë çështjesh nga politikat globale mbi ndrsyshimet klimatike, tek mbrojtja dhe emigracioni dhe marrëdheniet gjeopolitike me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.
Në Estoni, votuesit do të mund të votojnë për 6 ditë me radhë, në procesin që nisi të hënën, por Holanda ështe i vetmi vend në Bashkimin Europian që zhvillon zgjedhjet në një ditë të vetme.
Të premten do të votohet në Irlandë, të shtunën në Maltë, Sllovaki dhe Letoni, ndërsa në gjithë vendet e tjera të Bashkimit Europian, të dielën.
Rezultatet pritet të dalin të dielën në mbrëmje.
Anketimet tregojnë se partitë pro-europiane dhe ato të qendrës së majtë dhe të djathtë dhe liberalët do të kenë një shumicë më të vogël se Parlamenti Europian aktual, duke ndërlikuar përpjekjet për të çuar përpara ligje të reja europiane dhe për zgjerimin e Evropës.
Mandati i parlamentit të ri do të përfundojë në vitin 2029. Ai do të vendosë për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së, i cili duhet të hyjë në fuqi në vitin 2028, ndërsa Ukraina, Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë anëtarësimin në Evropë.