Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka marrë prej sot udhëheqjen me rotacion të Bashkimit Evropian. Qeveria e saj ka paralajmëruar se do të përqendrohet në shtatë fusha - mes tyre: rritja e konkurrencës e BE-së, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.
Përfaqësuesit e 3 grupimeve kryesore të Parlamentit Europian janë pranë një marrëveshjeje për ndarjen e posteve të institucioneve që drejtojnë unionin. Ursula von der Leyen e Partisë Popullore Europiane pritet të jetë në krye të Komisionit Europian, për një mandat të dytë. Ish-kryeministri portugez Antonio Costa është propozuar nga...
Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i Marine Le Pen ka dalë fituese në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë më 30 qershor, sipas sondazheve. Sondazhet e kryera nga Ipsos, Ifop, OpinionWay dhe Elabe parashikuan që partia e Le Pen do të fitojë rreth 34 për...
Stuhitë e dhunshme me shira të rrëmbyer e rrëshqitjet e tokës kanë marrë të paktën 7 jetë njerëzish në Francë, Zvicër e Itali. Tre të moshuar vdiqën në rajonin verilindor francez Aube gjatë fundjavës kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin. Një person i katërt është në...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve. Zjarret e egra janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti...
Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Me ndryshimet në Ligjin për shtetësinë, nënshtetasit e rinj nuk do të mund të votojnë në dhjetë vitet e ardhshme, tha kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq. Në konferencën për media të organizuar me rastin e zgjidhjes së situatës...
Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq nxori dekrete për shpalljen e Ligjit për Transmetuesin Publik Kombëtar - Shërbimin Publik Mediatik të Malit të Zi dhe për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët, të cilat u rimiratuan nga Kuvendi. Millatoviq ka rikujtuar se të dyja aktet ligjore i ka kthyer...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Mali i Zi sapo ka marrë konfirmimin zyrtar se Konferenca Ndërqeveritare për anëtarësim do të mbahet më 26 qershor në Bruksel, tha kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq. „Do të jetë nder të drejtoj delegacionin malazez, i cili do...
Ministri i Energjisë dhe Minierave, Sasha Mujoviq, tha se prishja është e natyrës rajonale, por energjia elektrike po arrin në Sistemin e shpërndarjes elektrike malazeze (CEDIS) e cila po punon për të rilidhur të gjitha qytetet. Mujoviq tha për “Vijesti” se ende nuk dihet se ku ka ndodhur saktësisht dështimi sepse të gjithë...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME