Me 11 vota, anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë certifikuan rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19 për qind...
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër, (e mërkurë) nga ora 12:00 seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes thuhet se vendimi u mor pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, me të cilin zhvilloi edhe një darkë pune.
Kryeministri Rama publiko foto nga ky takim, i realizuar përpara darkës së punës së mbajtur mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin evropian.
Rama e cilëson Presidentin...
Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion platformën e përbashkët dixhitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.
Agjencia për Media dhe Informim ka bërë me dije se ky sistem i përbashkët elektronik mes dy vendeve, përfaqëson një nivel të ri të bashkëpunimit dypalësh institucional, duke e pozicionuar Shqipërinë ndër...
Ministrat e Mbrojtjes së vendeve aleate të NATO-s mblidhen më 12 shkurt 2026 në selinë e Aleancës në Bruksel, në kuadër të takimit të rregullt ministror, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Mbështetja për Ukrainën do të përbëjë sërish një nga shtyllat e diskutimit, së bashku me...
Gati 80 milionë amerikanë përgjatë Bregut Lindor janë në alarm për një valë të fortë ajri arktik këtë javë. Paralajmërime për të ftohtë ekstrem janë në fuqi në pjesën më të madhe të verilindjes dhe rajonit Mid-Atlantik.
Temperaturat kanë rënë tashmë në nivele ngrirëse nga Liqenet e Mëdha deri në Karolina që herët të...
Një sërë shtetesh europiane po shqyrtojnë mundësinë ose edhe po ndërmarrin hapa konkretë për të kufizuar ose ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët, për shkak të shqetësimeve serioze mbi shëndetin mendor dhe zhvillimin e tyre.
Studime të shumta tregojnë se ekspozimi i gjatë ndaj përmbajtjeve online, veçanërisht përmes skrolimit të pafund...
Mizoritë e kryera në qytetin El Fasher në Sudan përbëjnë një “katastrofë” që mund të ishte shmangur, deklaroi të hënën Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, duke paralajmëruar se krime të ngjashme rrezikojnë të përsëriten tani në rajonin fqinj të Kordofanit.
Që nga prilli i vitit 2023, Sudani...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Në një takim të sotëm midis përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor dhe ekzekutiv, u dakordësua vazhdimi i veprimeve sistematike kundër krimit të organizuar, korrupsionit të lartë dhe pastrimit të parave.
Si hap i parë konkret, do të formohet një Grup Punues...
Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka dorëzuar në Parlament një propozim për ndryshimin e Kushtetutës, duke sugjeruar plotësimin e nenit 64 për të siguruar që punonjësit të mos punojnë të dielave dhe gjatë festave shtetërore, me mundësinë e parashikimit të përjashtimeve ligjore për sektorët ku kjo është e nevojshme...











