Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Maqedonisë janë të mira dhe përmbajtësore dhe të dy vendet ndajnë të njëjtat vlera evropiane dhe euroatlantike dhe shohin të ardhmen  e vet në BE dhe NATO, u vlerësua gjatë takimit të Kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq dhe ambasadorit të ri të Maqedonisë në Mal të Zi Mihail Trpkoski. Nga Qeveria e...
Partia Social Demokratike e konsideron të nevojshëm dialogun ndërmjet opozitës dhe  pushtetit për të ndërtuar një ambient demokratik zgjedhor, deklaroi zëdhënësi i kësaj parti Mirko Staniq. Në Kuvendin e Malit të Zi, një seancë e Kolegjiumit, është iniciuar një proces që ka për qëllim përmirësimin e legjislacionit zgjedhor  dhe lidhur me këtë Staniq ka thënë se është i domosdoshëm dialogu...
Strategjia e specializimit të zgjuar, i cili duhet të miratohet nga Qeveria e MZ, deri në fund të vitit, do të kontribuojë gjithashtu në zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve më me perspektivë të ekonomisë malazeze dhe në identifikimin e përparësive dhe potencialeve krahasuese, deklaroi ministrja e ekonomisë së MZ, Dragica Sekulliq. Ajo tha sot në  konferencën e  quajtur S3.me –...
Komisionari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit i Bashkimit Evropian, Johanes Han, deklaroi se  Mali i Zi konsiderohet si shtet udhëheqës në  integrimet evropiane në rajon, por kjo mund të ndryshojë nëse nuk do të ketë rezultate mbi hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve. Ai në Shkup gjatë hapjes së konferencës ”Ditët e medias Bashkim Evropian – Ballkani...
Alternativa  Shqiptare dje në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, mbajti Kuvendin zgjedhor, me ç’rast zgjodhi kryesinë e re, me mandat 4 vjeçar. Përpos anëtarëve të Kryesisë, Kuvendi i kësaj parti zgjodhi edhe kryetarin, Nik Gjeloshaj,  ndërsa kryetari i deritashëm Gjergj Camaj, u zgjodh Kryetar nderit i ASH-së. Zëvendëskryetar u zgjodh Artan Çobin , ndërsa nënkryetarë u zgjodhën,  Ibër Hoti,...
Trupi që do të merret me legjislacionin zgjedhor, qoftë ai grup punues apo  komision i përkohshëm parlamentar,  do të duhej të zgjidhet në Parlament, deklaroi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi,  Ivan Brajoviq. Brajoviq, lidhur me këtë  ka thënë se në seancën e Kolegjiumit ka  mbizotëruar një mendim i tillë, por që ky nuk është vendim përfundimtar. Kolegjiumi i Kryetarit...
Fondi  aktiv qytetar publikoi ftesën  e parë për ndarjen e granteve për organizatat joqeveritare, në kuadër të projektit “Për një zë më të fortë  të organizatave të shoqërive qytetare”,  zbatimi i të cilit bëhet me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë. Shuma maksimale e grantit individual është 20 mijë dollarë, kurse do të do të mbështeten së paku pesë projekte....
  Eurodiesel dhe vajrat e lira për shitje me shumicë nga mesnata do të jenë katër cent më të shtrenjta, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të pandryshuara, kumtuan nga Ministria e Ekonomisë së MZ. Çmimet  e naftës në dy javët e ardhshme do të jenë 1.30 euro për litër.
Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Bashkësisë Egjidio i shenjtë, paraqet një kuadër të rëndësishëm për bashkëpunimin e përbashkët humanitar dhe dialogun kulturor ndërfetar. "Qeveria e MZ, në kuadër të mundësive të veta do të lehtësojë dhe mbështesë ftesën humanitare dhe ndërkombëtare të...
Kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj, deklaroi se që nga 01 shtatori, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi dhe të Ligjit mbi Kryeqytetin, Tuzi formalisht fitoi statusin e komunës së plotë. Mirëpo, sipas tij hyrja në fuqi e një ligji, nuk do të thotë shumë, nëse ai nuk implementohet, e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME