Mali i Zi me politikë të mençur, marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, dëshmon se Ballkani mund të jetë pjesë e një Evrope të suksesshme dhe të zhvilluar, deklaroi Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Ai gjatë konferencës së presidentëve të shteteve evropiane me më pak se një milion banorë e cila po mbahet në Lihtenshtajn,...
Mali i Zi do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e saj nën negociatat e Bashkimit Evropian dhe është gati të mbyllë disa kapituj të përcaktuar, deklaroi  kryenegociatori  i Malit të Zi për Bashkimin Evropian, Alleksandar Drleviq, gjatë takimit me ambasadorin finlandez Perti Ikonen. Siç kumtohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së MZ, kryenegociatori malazez e informoi ambasadorin e finlandez...
Qeveria e Malit të Zi, ka verifikuar Propozim  Ligjin mbi administratën shtetërore, i cili, sipas ministres së këtij departamentit, Suzana Pribilloviq, duhet të kontribuoi në reduktimin e shpenzimeve të administratës publike. Pas seancës së Qeverisë së MZ, Pribilloviq tha se me këtë  Propozim krijohen kushtet për riorganizimin e plotë të administratës shtetërore në kontekstin e reformës së administratës publike dhe...
Fillimi i fazës së dytë të projektit "Shkollat për shekullin 21",  do të shënohet nesër nga Ministria e Arsimit të MZ, ndërsa  drejtorëve të dhjetë shkollave do tu dorëzohen kompjuterë mikrobit. Kjo veprimtari do të hapet nga drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për Arsimin Parashkollor, Fillor dhe Përfshirës, ​​Arijana Nikolliq-Vuçiniq dhe drejtori i Këshillit të Ballkanit Perëndimor, Kler Sirs. Është kumtuar...
Në seancën e Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Romë, është vlerësuar se në fushën e imunizimit, Mali i Zi ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Ministri i Shëndetësisë së MZ, Kenan Hrapoviq, ka thënë se ishte veçanërisht i kënaqur me faktin se qytetarët malazezë pranuan këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe zgjodhën imunizimin. Sipas tij, kjo është arsyeja pse asnjë...
Vazhdimi i suksesshëm i procesit të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, është prioritet i Qeverisë, e cila do të intensifikohet më tej në periudhën e ardhshme, deklaroi kryeministri i MZ, Dushko Markoviq, gjatë takimit me ambasadorin e sapo emëruar  të Hungarisë Jozef Nedashija. Siç kumtuan nga Qeveria e MZ, Markoviq, ka thënë se pret që misionin  i...
Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, konferencën "Bashkëpunimi gjyqësor rajonal: Arritjet dhe perspektivat e ardhshme", e organizoi  në kuadër të projektit "Forcimi i bashkëpunimit rajonal gjyqësor përmes qasjes shumëpalëshe". Kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, tha se bashkëpunimi gjyqësor është vendimtar për luftën kundër krimit të organizuar. "Si zonë komplekse, ajo kërkon njohuri të standardeve...
Në kazermat "Vladimir Knezheviq - Vollogja" dhe në poligonet "Zhidoviqi" dhe "Rançe pole" në Plevlë, është duke u zhvilluar stërvitja "Përgjigjja vendimtare 18", e cila  do të zgjasë nga data17 deri më 21 shtator 2018. Siç kumtohet nga Ministria e Mbrojtjes së MZ, qëllimi i ushtrimit është të bëhet testimi dhe vlerësimi i 2 çetave të Këmbësorisë të Batalionit të...
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nesër do të hapë konferencën ministrore  me temën “Borxhi i së ardhmes", të cilën e organizon Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të MZ, në përputhje me Udhëzimet e Budapestit dhe Sofjes për Bashkëpunim midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Konferenca, e cila mbahet nën iniciativën 16 + 1, gjithashtu...
Grupi i punës për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor do të ketë shtatë anëtarë nga pozita dhe opozita, ndërsa  në krye të trupit të punës të përkohshëm do të jetë përfaqësuesi i Qeverisë, ndërsa zëvendësi do të jetë nga radhët e opozitës shkruan gazeta "Vijesti". Propozimi për themelimin e Grupit ad hoc të punës për përmirësimin e mëtejshëm dhe ndryshimin e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME