Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e Presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Pas disa orësh debat, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin veton sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim. Ky propozim është hapi i parë drejt marrjes...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar gatishmërinë e tij për t'i dhënë Bosnje e Hercegovinës statusin e një kandidati për anëtarësim të plotë në BE. Shtetet anëtare i kërkuan Komisionit Evropian (KE) të përgatisë një raport të ri mbi procesin e reformave në vend, pas të cilit BE do të jetë gati të shqyrtojë mundësinë e dhënies së statusit...
Listës së shteteve evropiane që kanë vendosur ta kenë për valutë euron, i bashkohet edhe Kroacia. Edhe zyrtarisht, tashmë Kroacia nga sot është pjesë e eurozonës,por tash për tash në transaksionet bankare. Kjo pasi në përdorim të përditshëm do të vihet në funksion nga 1 janari i vitit që vjen. Zyrtarizimi i Kroacisë si vendi i 20-të që...
Udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Twitter. “Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shkroi Michel në Twitter. Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe fqinji i ngushtë Moldavia kanë lobuar...
Senati amerikan miratoi një projekt-ligj për kontrollin e armëve, një ndër legjislacionet më të rëndësishme mbi armët e zjarrit në gati 30 vjet. Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar masën me 65 vota pro dhe 33 kundër. Votimi pason ngjarjet tragjike të muajit të kaluar ku u regjistruan të...
Të premten, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se këtë vit ekziston një "rrezik real" i krizave të shumëfishta të urisë, dhe kërkoi në mbledhjen e ministrave për sigurinë ushqimore, që të ndërmerren hapa praktikë për të stabilizuar tregjet ushqimore dhe për të zvogëluar paqëndrueshmërinë e çmimeve të mallrave. “Ne përballemi...
Qeveria e Malit të Zi ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq në seancë tha se vendimi për kufizimin e çmimeve të produkteve do të kontribuojë në zvogëlimin e ndikimit të rritjes së çmimeve për qytetarët. “Kufizimi vlen për 22 produkte, kjo qeveri po bën gjithçka për të ulur ndikimin...
Mali i Zi mund të jetë një vend lider në rrugën evropiane në periudhën e ardhshme dhe të jetë promotor i vlerave evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha presidenti Millo Gjukanoviq. Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Ballkanit Perëndimor, Gjukanoviç u tha gazetarëve se nga takimi dërgohet një mesazh i qartë se vendet...
Raporti i Parlamentit Evropian (PE) për Malin e Zi vitin e kaluar, i miratuar sot, tregon se vendi është një lider në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), tha Vladimir Bilçik, bashkëkryetar i komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Mali i Zi. Bilçik ka thënë në Twitter se PE ka miratuar Raportin për Malin e Zi me...
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka takuar ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, Karen Maddox. Ambasadorja Maddox shprehu kënaqësinë me mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë përvojën e saj në përmirësimin e efikasitetit dhe aksesit të administratës publike dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, nëpërmjet modernizimit dhe inovacionit në sektorin publik....









