Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të luajnë një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim mes Brukselit dhe Shkupit, e për pasojë dhe me Shqipërinë, e cila ka mbetur peng i këtij ngërçi. Një zëdhënës i Departamentit amerikan...
Të paktën 50 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas. Ministria e Jashtme e Meksikës ka konfirmuar se 22 meksikanë, shtatë shtetas të Guatemalas dhe dy nga Hondurasi, janë në mesin e të vdekurve. Një zjarrfikës ka thënë se...
Liderët e G7 mbyllën sot samitin e tyre në Bavari të Gjermanisë me zotimin se do ta bëjnë Rusinë të paguajë për atë se çfarë po bën në Ukrainë. “Është shumë e qartë që nuk është Perëndimi që kundërshton pjesën tjetër të botës, por pala e paqes kundër asaj të luftës. Rusia nuk mund dhe nuk duhet...
Kryeministrja e Skocisë, Nicola Strugeon tha të martën më 28 qershor se dëshiron që referendum i ri për pavarësinë të mbahet më 19 tetor të vitit 2023. Në vazhdën e Brexit, Sturgeon, e cila është udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), thotë se është koha për ta çuar Skocinë përsëri në Bashkimin Evropian si një vend të pavarur....
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq sot në Kuvend i’u është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare.  Përfaqësuesi i koalicionit Paqja është kombi ynë, Miodrag Lekiq, e pyeti Abazoviqin në Orën e Kryeministrit nëse në pushtetin aktual ekzekutiv ka apo funksionon më shumë se një Qeveri. Ideja e një qeverie pakicë është plotësisht autonome, tha kryeministri Dritan...
Me propozim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, Kuvendi i Komunës të hënën zgjodhi dy nënkryetarë. Ata janë Beqir Sella, funksionar i PD-së dhe Sabr Sallaj, ndryshe nënkryetar i Forcës së Re Demokratike. Në të njëjtën kohë është konstatuar ndërprerja e mandatit të ish-nënkryetarëve së Komunës, Hadixha Gjoni dhe Astrit Hoxha. Kuvendi sot zgjodhi komisionet e veta, si...
Mali i Zi nuk do të jetë në gjendje të marrë standardet përfundimtare në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) pa rezultate adekuate në kapitujt 23 dhe 24, tha kryetarja e Parlamentit Danijela Gjuroviq.  Ajo tha se qeveria e re ka plane ambicioze dhe se një nga detyrat më të vështira është përzgjedhja e drejtuesve të...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) për banorë, sipas standardit të fuqisë blerëse, në Mal të Zi vitin e kaluar ishte 47 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian (BE), sipas vlerësimit të parë të Eurostat. “Monstat raporton se nga vendet anëtare të BE-së, PBB-ja më e lartë për banorë, sipas standardit të fuqisë blerëse, është regjistruar në...
Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur zyrtarisht se presin një sezon dukshëm më të mirë se vitin e kaluar. “Të gjithë treguesit që kemi flasin në favor të kësaj, se sigurisht që jemi 60% më mirë në këtë moment se vitin e kaluar, që të ardhurat tona nga jashtë janë gati 100% më të mira...
Kryeministri Albin Kurti priti në takim emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Siç bëhet e ditur, në takim është biseduar për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi. Kurti ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME