Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka zhvilluar takime të nivelit të lartë me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, gjatë të cilave u riktheksua mbështetja për Malin e Zi përsa i përket reformës së administratës publike, digjitalizimit dhe përballjes me sfidat në fushën e sigurisë kibernetike....
Ministria e Financave njoftoi se ulja e akcizës për karburantet, në periudhën nga 6 dhjetori i këtij viti deri më 3 janar të vitit të ardhshëm, do të arrijë në 25 për qind. Akcizat për karburantet janë ulur me 50 për qind prej muajsh dhe Qeveria ka vendosur më herët, me vendim të 27 tetorit, të rrisë...
Për të mbajtur arkëtimin e faturave në nivelin e mëparshëm rekord dhe për të lehtësuar barrën e krizës ekonomike mbi qytetarët, Bordi i Drejtorëve të Elektroekonomisë së Malit të Zi (EEMZ) vendosi që, siç thanë ata, “të marrin barrën mbi supet e tyre”, ata do të mbajnë çmimin e energjisë elektrike në nivelin aktual dhe dëmi që...
I dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Aleancën Atlantike me temën “Perspektivat e rrugës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, tha se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhen urgjentisht dhe se Malit të Zi i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai shprehu shqetësimin e tij se Mali i Zi...
Në Mal të Zi është e nevojshme të përmirësohen rregulloret ligjore ekzistuese dhe të kategorizohen në mënyrë adekuate viktimat e dhunës në të gjitha ligjet, si dhe të gjendet një mënyrë për të sanksionuar gjuhën e urrejtjes dhe dhunën verbale ndaj të cilave gratë ekspozohen gjithnjë e më shumë, u theksua në seancën e Parlamentit të grave....
Me rastin e Ditës Botërore kundër SIDA-s, ISHP paralajmëron se pacientët ende përballen me stigmë dhe diskriminim në shoqëri, por edhe në sistemin shëndetësor. Nga fillimi i vitit deri në fund të nëntorit, në Mal të Zi janë regjistruar 32 raste të reja të virusit HIV, më shumë se në vitin 2021 dhe 2020 së bashku. Në...
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se Procesi i Berlinit është rruga që përshpejton integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ai i bëri këto komente në Tiranë, ku të enjten qëndroi për vizitë zyrtare. Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Steinmeier tha se është e rëndësishme që të nisë bashkëpunimi rajonal, dhe...
Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se një rekord prej 339 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm. Zyra e OKB-së për Ndihmë Emergjence (OCHA) është duke u kërkuar shteteve donuese rreth 51.5 miliardë dollarë, një rritje prej 25 përqind, në krahasim me fillimin e vitit 2022. “Nevoja për ndihmë humanitare është shumë...
Nju Jorku ka rezultuar qyteti më i shtrenjtë në botë në vitin 2022, duke ndarë titullin me Singaporin, pasi rritja e çmimeve të energjisë dyfishoi normën e inflacionit në qytetet kryesore globale, sipas sondazhit vjetor të Economist Intelligence Unit. Udhëheqësi i vitit të kaluar Tel Avivi ra në vendin e tretë . ndërsa Kryeqyteti britanik ra ndjeshëm...
Një rrëshqitje masive dheu në një autostradë në Brazilin jugor ka vrarë të paktën dy persona , ndërsa ekipet po kërkojnë për dhjetëra të zhdukur. Një masiv i madh balte bllokoi austostradën në shtetin e Paraná, duke goditur të paktën 16 automjete, thanë autoritetet. Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe lokacioni i...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME