Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka kryesuar sot Mbledhjen e Dytë të Këshillit për Iniciativa Rinore të Presidentit të Malit të Zi, e cila ishte e përkushtuar forcimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike dhe masave që kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së tyre ekonomike.
Foto: Ilustrim Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave ka reaguar pas ndërprerjes së papritur të grumbullimit të qumështit të papërpunuar në Mal të Zi, duke theksuar se më herët nuk ka pasur informacion të saktë për datën e ndërprerjes dhe se do të ndërmarrë masa në përputhje me kompetencat e saj.
Shqipëria ka mirëpritur Forumin e parë të Investimeve Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor, që mbledh së bashku zyrtarët nga rajoni, BE-ja dhe investitorë nga e gjithë bota, raporton Anadolu. Në ceremoninë e hapjes së forumit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë të pranishëm ishin edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri...
Nga numërimi preliminar i votave në 38 komunat e Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, 21 komuna kanë zgjedhur në rundin e parë kryetarët përkatës ndërsa në 17 komuna tjera do të zhvillohet rundi i balotazhit i përcaktuar të mbahet më 9 nëntor 2025, raporton Anadolu. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) sipas rezultateve preliminare ka...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian, raporton Anadolu. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidenten e KE-së në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë, ku më pas është mbajtur konferenca e përbashkët për mediat. - Rama:...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se këtë javë do t'i nisë diskutimet për qeverisjen qendrore. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar Kurtin për ta formuar Qeverinë e re, pas konstituimit të Kuvendit më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar nga komuniteti serb.
Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale i Këshillit të Evropës ka përmbyllur misionin e vëzhgimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të mbajtura më 12 tetor 2025. Në këtë mision, i kryesuar nga Dominique Lévêque nga Franca, morën pjesë nëntë anëtarë të Kongresit, të cilët vëzhguan procesin në 55 qendra votimi...
Shqiptarët shpenzojnë gati katër herë më shumë se qytetarët e Bashkimit Europian për ushqim – jo për shkak të cilësisë apo sasisë, por për shkak të çmimeve të larta. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se, gjatë vitit të kaluar, një familje shqiptare me tre anëtarë ka shpenzuar mesatarisht 40 për qind...
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti sot një fjalim entuziast përpara parlamentit izraelit, duke e quajtur këtë moment “një kohë të artë për Izraelin dhe të gjithë rajonin”. Ai u shfaq shpresëplotë për një epokë të re paqeje dhe zhvillimi në Lindjen e Mesme, pas arritjes së marrëveshjes që çoi në lirimin e pengjeve...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi ka paralajmëruar se një...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME