Sot, Komuna e Tuzit, në rolin e koordinatorit nënshkroi kontratën për realizimin e projektit të emëruar New Envairment Revitalizejshen Aproç – NERA në kuadër të Programit IPA të bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, që e financon Bashkimi Evropian.
Komuna e Tuzit në periudhën e kaluar ka punuar mjaft në përgatitjen e...
Përndryshe mbrëmë më shumicë votash të deputetëve u miratua buxheti për vitin 2023 në shumën prej 2 miliardë e 800 milionë euro. Për buxhetin e vitit të ardhshëm votuan 43 deputetë. Me këtë buxhet parashihet se Mali i Zi në vitin që vjen mund të marrë hua deri në 600 milionë euro, kurse ndërkohë nuk është miratuar...
Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq i falënderoi të gjithë deputetët të cilët mbrëmë e përkrahën buxhetin për vitin 2023. Ai theksoi se nëse vazhdojnë kështu edhe në vitin e ardhshëm, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por do të rritet kapitali shtetëror në çdo aspekt. “Çdo gjë mund të bëjmë nëse duam...
Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, së bashku me nënkryetarin e Komunës, Ivan Ivanaj, në bazë të Konkursit publik, bëri ndarjen e çmimeve për vitin 2022 në fushën e sportit.
Me vendim të jurisë, ndarja është si vijon:
Sportistja më e mirë për...
Dinamika e punimeve në ndërtimin e teleferikut Kotor – Lovqen po ecën sipas planit dhe teleferiku pritet të hapet në fillim të sezonit turistik veror, në fund të majit ose në fillim të qershorit, njoftuan nga Qeveria. Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka vizituar sot Lovqenin së bashku me drejtorin e drejtorisë për investime kapitale,...
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka bërë të ditur se sot është themeluar bashkëpunimi me Komunën e Ulqinit. “E filluam ditën e Komunës tonë me binjakëzim me Ulqinin e Malit të Zi," shkruan Taravari. Sot ai priti në takim kryetarin e komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, të shoqëruar nga ambasadorja e Malit të Zi në Maqedoninë...
Parlamenti i Malit të Zi mbështeti propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shkelur Kushtetutën. Për këtë propozim votuan 41 përfaqësues të mazhorancës qeverisëse. Siç njoftoi kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, propozimi do t'i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë vendimin përfundimtar nëse presidenti ka...
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se nuk beson se do të ketë ngrirje të negociatave të Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE). Duke komentuar mesazhet nga Perëndimi se nuk do të mbështesin formimin e një qeverie të re, Abazoviq tha se Parlamenti shtetëror është një institucion legjitim dhe se Mali i Zi është...
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ka propozuar sot në seancën e Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet që shpenzimet për të gjitha projektet kapitale të planifikuara në vitin e ardhshëm të zvogëlohen në mënyrë lineare për 20 për qind. Në këtë mënyrë, sipas propozimit të Ministrisë së Financave, do të plotësoheshin kërkesat e deputetëve dhe do të...
Marrëveshja për rritjen e pagave prej 20% në arsim në vitin e ardhshëm është arritur në parim dhe ende pritet mendimi i Ministrisë së Financave, njoftoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit, Masha Stevoviq në programin e mëngjesit të TVMZ. Ajo paralajmëroi rritje pagash edhe për punonjësit e tjerë në arsim. “Marrëveshja është arritur në parim, presim...








