Çdo njeri në këtë planet e ka nga një ves apo zakon të keq, e këtu nuk po flasim për probleme si bixhozi apo duhanpirja. Në veset e këqija përfshihen edhe sjellje të caktuara kundrejt trupit ose zonave të caktuara të tij. Bëhet fjalë për shkuljen e kutikulave të thonjve, ngacmimin...
Sot Qeveria e Malit të Zi emëroi Agron Camaj për drejtor të Drejtorisë të Burimeve Njerëzore. Camaj ushtronte detyren e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Administratës Publike, të udhëhequr nga ministri Marash Dukaj. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi, ndërsa studimet pasuniversitare në Universitetin e Donja Goricës. Camaj ka punuar...
Qeveria e Malit të Zi apelon tek të gjitha subjektet politike që të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi me rastin e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë kryeministri Dritan Abazoviq në një postim në Twitter. Këtë e tha pas takimit me ambasadorët e Quint-it dhe Bashkimit Evropian në Mal të Zi. Thuhet se Mali i Zi...
Mali i Zi duhet të kthejë rezervat e mallrave, të cilat u hoqën në fillim të vitit 2000, tha kryeministri Dritan Abazoviq. “Ne po kthejmë rezervat e mallrave që u anuluan diku në fillim të viteve 2000 me një vendim të pabesueshëm. Më vjen mirë që këtij procesi iu afrua në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Mali i...
Komiteti për Respektimin e Detyrimeve që dalin nga Anëtarësimi në Këshillin e Evropës theksoi në raportin e tij vjetor për vitin 2022 se i vjen keq që në Mal të Zi nuk është zgjedhur asnjë gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese, por vlerëson progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit. Komiteti, një organ i përhershëm i Asamblesë Parlamentare të...
Mali i Zi është para organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe është e nevojshme të bihet dakord për datën e mbajtjes së tyre, tha kreu i klubit parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijel Zhivkoviq. Në konferencën për media ai tha se Mali i Zi është në krizë të thellë politike dhe institucionale. “Është humbur shumë...
Kërkesat për shtesa për të sapolindurit do të dorëzohen në Qendrën për Punë Sociale. „Do të kërkohet vërtetimi i vendbanimit, të dhënat personale të prindërve dhe vërtetimi i lindjes së foshnjës,“ tha Darko Stojanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ai për „Vijesti“ tha se Ligji për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve do të...
Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi edhe një herë ka dërguar sot apel dhe ftesë për prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën MMR. Sipas tyre, efekti i mbulimit më të vogël vaksinues kundër lisë na ka sjellë “në pragun e një epidemie të lisë”. “Në fakt, rastet e para të konfirmuara të...
Në Mal të Zi janë regjistruar 21 raste të gripit sezonal, tha doktoresha Maja Milanoviq. Ajo po ashtu thotë se nuk ka pasur të vdekur si pasojë e gripit. Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ ka bërë të ditur se rastet e para të infektimit me grip sezonal janë vërejtur në nëntor të vitit të kaluar....
Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian (PE), ka miratuar marrëveshjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në profilin e Komitetit në rrjetet sociale, bëhet e ditur se marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe tri abstenime....

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME