Qeveria miratoi AgroBuxhetin për vitin 2023 me vlerë 66 milionë euro. Ministri i Bujqësisë Vladimir Jokoviq tha se ky është buxheti më i madh bujqësor në histori.
“Buxheti bujqësor për vitin 2023 është 66.9 milionë euro, 44,72 milionë nga buxheti i shtetit, 11 mijë nga donacionet dhe 9,8 milionë nga kreditë. Prandaj, ky...
Mali i Zi qëndron në krah të Ukrainës dhe beson në fitoren e saj, tha kryeministri Dritan Abazoviq.
Në një video-mesazh në Twitter, ai tha se populli ukrainas është një frymëzim për të gjithë luftëtarët e lirisë në mbarë botën. Siç tha ai, drejtësia, liria dhe paqja janë...
Lajme
ZËVENDËSKRYEMINISTRI BISLIMI DHE MINSTRI I MJEDISIT, PLANIFIKIMIT HAPËSINOR DHE INFRASTRUKTURËS ALIU, U PRITËN NË TAKIM NË PODGORICË
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u pritën në takim në Podgoricë nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq. E pranishme në takim ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha.
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj nënshkroi sot Memorandum për bashkëpunim me drejtoreshën e zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik në Mal të Zi, Sllavica Bilarska-Mirçeski.
"Besoj se çdo shoqatë me partnerët përkatës mund të kontribuojë vetëm në cilësinë e punës dhe rezultatet për të cilat ne përpiqemi. Në...
Ambasadorë, politikanë dhe qytetarë shqiptarë dhe ukrainas u bënë bashkë në një marsh solidariteti me Ukrainën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Manifestimi "Tirana Stands with Ukraine"u mbajt në ditën që shënon përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës. Marshi nisi nga rruga "Ukraina e Lirë", ku ka selinë Ambasada e Ukrainës, për...
Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje financiare në vlerë prej 75 milionë eurosh në kuadër të programit të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i njohur me akronimin IPA, i cili financohet nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja është nënshkruar në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës,...
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian paralajmëroi se Moska po tentojë që të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj blloku evropian po dëshiron normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim.
Në këtë kuadër, zyrtari, që foli në kushte anonimiteti me...
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë në veri të vendit në mbrëmjen e 23 shkurtit, në afërsi të pikë kontrollit në Zveçan, ku ata ishin duke qëndruar.
Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes “ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë por nuk kanë...
Lufta në Ukrainë hyri në vitin e saj të dytë të premten, derisa presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se Ukraina "do t'i mposhtë të gjithë", dhe se liderët e vendeve aleate do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe shteteve tjera që mbështesin luftën e saj.
Përmes një video-mesazhi, Zelensky tha: "Ne...
Një stuhi dimërore me borë dhe erëra të forta goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga bregu në breg, paralizoi rrugët dhe errësoi rreth 1 milion shtëpi dhe biznese.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për një "stuhi të ftohtë dhe të rrezikshme dimri" deri të shtunën.
Deri në 1.5...








