Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1295 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilat 329 kanë rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 4 humbje jete. Bëhet fjalë për pacientë nga Podgorica (3) dhe Cetinja. Më i moshuari kishte 89 vjetë, ndërsa më i riu 57, njoftojnë nga ISHP. Në Tuz janë regjistruar 4 raste të reja. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 487pacientë , ndërsa numri i rasteve aktive është 9.158.