AMERIKA PARTNER I BESUESHËM I MALIT TË ZI NË LUFTËN KUNDËR KORONAVIRUSIT

Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik i besueshëm i Malit të Zi dhe në të ardhmen do të vazhdojnë të mbështesin sistemin shëndetësor në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, si dhe në të gjitha fushat e tjera të mjekësisë, tha ambasadorja amerikane, Judy Rising Rajnke në takimin e sotëm me Ministren e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviq. Siç u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë, Rajnke edhe një herë uroi Boroviniq Bojoviq për emërimin e saj, ndërsa ministrja e informoi për aktivitetet e kryera deri më tani, si dhe planet e atij departamenti, në mënyrë që të luftohet koronavirusi më intensivisht dhe të sigurojë cilësi, të sigurt të vaksinës për Covid. “Gjatë takimit, të dy palët riafirmuan gatishmërinë e tyre për të forcuar dhe përmirësuar më tej bashkëpunimin në të gjitha segmentet e kujdesit shëndetësor midis Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi, përmes ndihmës konkrete dhe projekteve të përbashkëta,” thuhet në deklaratë.

SHARE