SUNDIMI I LIGJIT VAZHDON TË PËRCAKTOJË RITMIN E NEGOCIATAVE

Prioriteti për përparimin e mëtejshëm të përgjithshëm në negociatat e pranimit të Malit të Zi mbetet përmbushja e standardeve të përkohshme në kapitujt mbi sundimin e ligjit dhe kjo do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Kjo sipas një projekt përfundimi që do të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE javën e ardhshme. Këshilli përsërit se i gjithë sistemi i sundimit të ligjit duhet të japë rezultate të prekshme, të forcuara dhe të qëndrueshme. “Përparimi në këto kapituj, siç përcaktohet gjithashtu në Kuadrin Negociator, është thelbësor dhe do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave të pranimit,” theksojnë nga Këshilli. Në dokument thuhet se pas zgjedhjeve më 30 gusht 2020 dhe formimit të qeverisë së re, Këshilli pret që Mali i Zi të vazhdojë me vendosmëri në rrugën e saj të pranimit. Këshilli nënvizon se reforma zgjedhore mbetet jetike për forcimin e besimit zgjedhor dhe përsërit se pret që të gjitha partitë të tregojnë përgjegjësi dhe të përfshihen në dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament.

SHARE