BEÇIQ: E ARDHMJA E TË RINJEVE DIKTON EDHE TË ARDHMEN E SHTETIT

E ardhmja e të rinjve dikton të ardhmen e vetë vendit, prandaj është e rëndësishme që, si shoqëri, të ofrojmë mbështetje pa rezerva për zhvillimin tuaj akademik dhe të sigurojmë të gjitha kushtet për qëndrimin tuaj në Mal të Zi, tha Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq në një mesazh urimi për 17 Nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të Studentëve. “ Zelli juaj, puna dhe përpjekja e përkushtuar, e kurorëzuar me suksese të shpeshta, është sinjalistika më e mirë që shoqëria jonë duhet të ndjekë në rrugën e përparimit të mëtejshëm,” tha Beçiq. E ardhmja e të rinjve, siç thekson Beçiq, dikton të ardhmen e vetë shtetit. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që, si shoqëri, të ofrojmë mbështetje pa rezerva për zhvillimin tuaj akademik dhe të sigurojmë të gjitha kushtet për qëndrimin tuaj në Malin e Zi,” thekson Beçiq.

SHARE