ME STATISTIKË FSHEHIN QË QYTETARËT MEZI MBIJETOJNË

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Qytetare URA, Milleta Radovaniq, vlerësoi se pushteti aktual me metoda të reja dëshiron të maskojnë situatën alarmante në shoqëri, prandaj për këtë arsye edhe po e zvogëlojnë sasinë e shpenzimeve të shportës së konsumatorëve dhe po në të njëjtën mënyrë  po dëshirojnë të zvogëlojnë numrin e të papunëve.

“Sipas llogaritjeve të tyre, është e mundur të zvogëlohen prodhimet ushqimore nga shporta e konsumit gjithnjë deri në zhdukjen e qytetarëve”, theksoi Radovanoviq në kumtesë.

Ai theksoi se situata materiale alarmante në MZ, u konfirmua nga të dhënat skandaloze të Monstat, sipas të cilave shporta e konsumatorëve minimal në muajin janar arriti në 628.2 euro.

Radovaniq, shtoi se sipas një llogarie të tillë, një qytetari për të tre shpenzimet për ushqime në ditë i nevojiten vetëm dy euro, ndërsa paga mesatare prej 511 eurosh nuk mund të mbulojë as shportën e reduktuar nga konsumimet.

“Në Mal të Zi, ne kemi një prirje të rritjes së varfërisë që ka qenë e pranishme që nga viti 2012 dhe të gjitha masat të cilat i ka zbatuara Qeveria nuk kanë dhënë rezultate.

Masat shtrënguese, të proklamuara nga qeveria në fillim të mandatit, më së shumtit ranë mbi qytetarët, ndërsa zyrtarët qeveritarë vazhdojnë të blejnë makina luksoze, marrin shuma të konsiderueshme parash dhe nuk ulin shpenzimet e përfaqësimit “, deklaroi Radovaniq.

Ai mendon se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është ndërrimi i pushtetit dhe largimi i atyre që kanë fituar pasurinë e tyre në kurriz të qytetarëve, ndërsa burimet shtetërore i kanë konfiskuar për bizneset e tyre dhe kanë lënë qytetarët në fund  të fundit dhe pa aftësi për të mbijetuar.

SHARE