ULQIN: HAJDINAGA DREJTOR I RI I ORGANIZATËS TURISTIKE

Ish kryetari i Komunës së Ulqinit dhe ministri për pakica në Qeverinë e Malit të Zi, Gzim Hajdinaga, do të jetë drejtori i ri i Organizatës Turistike në këtë qytet, u vendos të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të këtij institucioni. Ai në këtë funksion do të zëvendësojë Fatmir Gjeken i cili për shkak të zgjedhjes në postin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi dha dorëheqjen nga ky funksion. Hajdinaga, i cili është zëvendës kryetar i Partisë Demokratike, gjatë tre viteve të fundit ushtroi detyrën e drejtorit të Bursës së Energjisë Elektrike.

SHARE