VIZITË PUNE E GRUPIT PARLAMENTAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË MALËSI

Pjesëmarrës të këtij takimi ishin edhe ambasadori dhe zëvendës ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, z.Skender Durmishi dhe z.Enver Buçaj.

Qëllimi i kësaj vizitë siç u theksua ishte që të njoftohen më shumë me problemet e shqiptarëve në Mal të Zi , në mënyrë që në të ardhmen të ndihmojnë shqiptaret e këtushëm me mundësitë e tyre, por edhe të njoftohen me një ligj që ekziston në Podgoricë, e që u nevojitet atyre për ligjin e Kryeqytetit të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe ai i Kuvendit Abedin Axhoviq dhe Fadil Kajoshaj, falënderuan delegacionin nga Kosova për vizitën që i kanë bërë këtij institucioni dhe i njoftuan ata me funksionimin e deritanishëm të  komunës urbane të Tuzit, por edhe për statusin e tanishëm si Komunë e Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, por edhe për pritjet e tyre që nga komuna e Kryeqytetit të shndërrohen në komunë të plotë, që nga 1 shtatori i vitit 2018.

Nga delegacioni kosovar, shprehen gatishmëri që të gjitha kërkesat tona ti prezantojnë në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, por kërkuan dhe nga zyrtarët e komunës që të bëjnë kërkesa më të mëdha, siç  është punësimi më i madh i shqiptarëve në administrata shtetërore, sidomos në pikat kufitare, por edhe për inicimin e ndërtimit të rrugëve Deçan-Plavë dhe Shkodër-Ulqin.

 

SHARE