QYTETARËT TË RESPEKTOJNË MASAT, TË FORCOJNË MBIKËQYRJEN

Trupi Koordinus Kombëtar për Sëmundjet Infektive sot, në një seancë të kryesuar nga kryetari Millutin Simoviq, shqyrtoi situatën aktuale epidemiologjike dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë vazhdimisht masat dhe inspektimet kompetente për të forcuar mbikëqyrjen dhe kontrollin në mënyrë që të mos vendosen masa kufizuese, veçanërisht në komunat me një shkallë të lartë të transmetimit lokal. Duke vërejtur se në të gjitha vendet, përfshirë Malin e Zi, zbutja e masave dhe liberalizimi i kalimeve kufitare të shtetit kanë çuar në një përkeqësim të situatës epidemiologjike, TKK vuri në dukje me shqetësim se masat në fuqi nuk po respektohen. Në seancë u tha që, përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, sistemi shëndetësor i Malit të Zi kontrollon plotësisht situatën. Për momentin, siç u njoftua, Mali i Zi ka 549 shtretër spitalë në dispozicion, 260 aparate për frymëmarrje të instaluara dhe 62 rezervë për pacientë me Covid – 19, gjë që garanton përballimin e suksesshëm të infeksionit edhe në të ardhmen. Ata deklaruan se është marrë në konsideratë Raporti i Drejtorisë për Çështjet e Inspektimit për kontrollet e kryera nga data 17 korrik deri më 31 gusht, në të cilin thuhet se janë kryer 14,009 kontrolle në periudhën raportuese, ku janë dorëzuar gjashtë kërkesa për fillimin e procedurave për kundërvajtje dhe se janë lëshuar 84 urdhra për kundërvajtje në vlerë prej nga 88,050.00 euro.

SHARE