INSTITUTI: 110 TË INFEKTUAR ME COVID19, 2 VIKTIMA

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 541 mostrave për koronavirusin e ri, midis të cilëve janë regjistruar 110 raste të reja pozitive. Dy vdekje u raportuan në pacientë pozitivë me Covid19 nga Rozhaja dhe Mojkovci, të cilët u trajtuan në Spitalin e Përgjithshëm të Beranës. Rastet e reja janë në Podgoricë 38, Beranë 20, Rozhajë 16, Bijelo Pole 14, Budva 7, Kotor 4, Tivar 3, Nikshiq e Plevle nga 2 persona, ndërsa nga 1 person në Cetijë, Tivat, Mojkovc dhe Danillovgrad. Aktualisht në Mal të Zi kemi 966 raste aktive.

SHARE