Foto: KOLEKTIV.ME
Komisioni Kushtetues i Kuvendit të Malit të Zi miratoi me tetë vota pro ndryshimet e propozuara kushtetuese për verifikimin e integritetit të zyrtarëve të lartë publikë, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhje.
Ndryshimet parashikojnë që integriteti i kandidatëve për kryeministër dhe anëtarë të Qeverisë të verifikohet paraprakisht, me qëllim identifikimin e rreziqeve të mundshme të konfliktit të interesit.
Kandidatët që refuzojnë t’i nënshtrohen këtij procesi ose tek të cilët konstatohen konflikte interesi që nuk eliminohen sipas ligjit, nuk mund të propozohen për këto funksione.
Opozita ka shprehur rezerva për disa prej zgjidhjeve kushtetuese të propozuara, ndërsa përfaqësuesit e shumicës parlamentare kanë kërkuar përshpejtimin e përmbushjes së detyrimeve nga agjenda evropiane.
Kryetarja e Komisionit Kushtetues, Jellena Bozhoviq, shprehu bindjen se opozita do t’i mbështesë ndryshimet, megjithëse për qëndrimin e saj përfundimtar nuk ka ende konfirmim.









