SEHAD LULANAJ DHA DORËHEQJE NGA POSTI I DREJTORIT TË SHKOLLËS SË MESME TË PËRZIER “25 MAJI” NË TUZ

Foto: TV BOIN

Drejtori i Shkollës së Mesme të Përzier (SHMP) “25 Maji” në Tuz, Sehad Lulanaj, ka dhënë mbrëmë dorëheqje nga kjo detyrë, duke përmendur arsye personale dhe morale, njoftoi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

Nga Ministria bënë të ditur se, në përputhje me ligjin, do të nisë procedura për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni arsimor.

Dorëheqja e Lulanajt vjen pas disa ditësh protestash të nxënësve të SHMP-së “25 Maji”, fillimisht për shkak të shkarkimit të profesorit të historisë, Mark Junçaj.

Edhe pse Lulanaj të mërkurën kishte marrë vendim për anulimin e masës së shkarkimit të Junçajt, nxënësit në protestën e djeshme deklaruan se nuk do t’i rikthehen mësimit derisa drejtori të japë dorëheqjen.

SHARE