CAMAJ: JAM NJERI I FJALËS, NUK DO TA MBËSHTES INICIATIVËN PËR SHKARKIMIN E MANDIQIT

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe njëherësh deputeti i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë iniciativën e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq.  

“Siç kam paralajmëruar tashmë, vendimi përfundimtar i takon koalicionit, por edhe me pëlqimin e tyre, unë nuk do ta mbështes iniciativën e PDS-së. Fakti që nuk do ta nënshkruaj është dëshmia më e mirë se jam njeri i fjalës”, ka deklaruar Camaj.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Kryesia e Forumit Shqiptar vendosi unanimisht që kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, Artan Çobi, ta nënshkruajë iniciativën për shkarkimin e Mandiqit, ndërsa deputetët e Forumit Shqiptar të votojnë pro shkarkimit të tij.  

Megjithatë, Camaj ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë nismën e PDS-së dhe nuk do ta nënshkruajë atë.

SHARE