Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryetari i Kuvendit të Mali i Zi, Andrija Mandiq, deklaroi se Mali i Zi ishte nikoqir i Samitit të Parë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Asamblesë Parlamentare e Mesdheut, ku u nënshkrua akti historik për pranimin e Azerbajxhanit dhe Armenisë si vëzhgues në këtë organizatë.
Mandiq tha se është krenar që pikërisht në këtë samit u dërgua një mesazh pajtimi, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi përmes diplomacisë parlamentare. Sipas tij, këto mesazhe mund të shërbejnë si nxitje e rëndësishme për forcimin e dialogut në një botë të përballur me kriza dhe konflikte të shumta.
Ai theksoi se në kohë turbulencash globale dhe sfidash të mëdha, kur diplomacia gjithnjë e më shpesh zëvendësohet nga konfliktet e armatosura, bashkëpunimi parlamentar dhe dialogu mbeten shembull i rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar.










