Seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, vazhdon punën nesër.
Sipas paralajmërimeve në këtë seancë do të zgjidhet Kryetarit i Kuvendit të Komunës së Tuzit dhe siç mësojmë sipas të gjitha gjasave dhe paralajmërimeve ai do të jetë Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve-Dega e Malësisë, Fadil Kajoshaj, i cili në këtë funksion do të emërohet për të tretën herë me radhë.
Siç njoftojnë mediat shumicën parlamentare në Tuz, do ta formojnë Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviq, në bashkëpunim me Partinë Boshnjake, Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Social Demokratët, ndërkohë që bisedimet i kanë zhvilluar edhe me Alternativën Shqiptare, mirëpo nuk kanë arrit marrëveshje.
Sipas të dhënave që i posedojmë nga mediet e sotme deri te mos marrëveshja me Alternativën Shqiptare, ka ardhë për shkak të funksionit të Kryetarit të Kuvendit, vend ky të cilin ka insistuar Alternativa Shqiptare.
Siç raporton portali “CDM”, bartësi i listës së PDS-së,në zgjedhjet e nëntorit në Tuz, Halil Dukoviq, konfirmoi se pushtetin e ri në këtë komunë do ta udhëheqin PDS, me partnerët tradicionalë Partinë Boshnjake dhe UDSH-në, kurse në koalicion janë edhe partnerët e rinj në Tuz-Social Demokratët.
“Ne mbetemi të hapur për të zgjeruar koalicionin dhe të na bashkohet edhe Alternativa Shqiptare. Ne do të jemi të lumtur nëse ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne. Deri tani, nuk kemi qenë në gjendje të pajtohemi me ta për shkak të disa kërkesave të tyre kadrovike, të cilat, duhet të them, më së paku kanë të bëjnë me PDS-në “, tha Dukoviq për “CDM”. Sipas tij, është e rëndësishme që pushteti të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të vazhduar me realizimin e të gjitha qëllimeve dhe projekteve të përcaktuara, të cilat janë me rëndësi të madhe për popullin e Malësisë.
Ndërsa siç është paralajmërua Kryetari i Komunës së Tuzit do të zgjidhet së shpejti dhe do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve.
Të kujtojmë, si një nga kandidatët për të parin e Komunës së Tuzit,është përmendur nënkryetari i Këshillit Rinor të PDS-së, në Tuz, Marjan Junçaj.